Fshehu në kamion 19 emigrantë, arrestohet në kufirin grek trafikanti shqiptar
Një trafikant shqiptar është arrestuar pasditen e djeshme, në pikën e kalimit kufitar të Kipos Evrou, nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kipos të Drejtorisë së Policisë së Aleksandoupolis, Greqi.
Më konkretisht, autori që drejtonte një kamion me rimorkio, ka tentuar të hyjë në Greqi përmes pikës sëkalimit kufitar Kipon.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer nga punonjësit e policisë me ndihmën e doganierëve dhe një zyrtari të Frontex-it, kanë konstatuar se autori kishte fshehur në rimorkio 19 emigrantë të paligjshëm, duke i transportuar në mënyrë të paligjshme brenda vendit.
U sekuestrua automjeti i mësipërm dhe një celular.
I arrestuari do të dërgohet në Prokurorinë e Qarkut në Aleksandropolis, ndërsa hetimet paraprake kryhen nga Nëndrejtoria e Sigurimit në Aleksandropolis.
LEXONI GJITHASHTU:
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
Euronews siguron pamjet, momenti kur Refit Buzi liron ish-bashkëshorten pasi e kishte marrë peng (VIDEO)
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)