Veliaj vizitë në Kanada, takohet me kryebashkiakun e Otavës
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj takoi homologun e tij në Kanada, kryetarin e bashkisë së Otavës, Mark Sutcliffe, gjatë një vizite dy-ditore.
Kryebashkiakët biseduan për një kalendar kulturor të përbashkët mes dy qyteteve, për të përforcuar edhe më shumë lidhjen mes dy komuniteteve.
“Ura që lidh Otavën me Tiranën dhe Otavën me Shqipërinë janë burimet njerëzore, është humanizmi i atyre që kanë krijuar histori suksesi, si në Mesdhe, ashtu edhe këtu, në Amerikën e Veriut. Jam vërtet mirënjohës dhe ndoshta, në të ardhmen, ne të kemi një kalendar të përbashkët. Tirana vjet ka qenë Kryeqyteti Europian i Rinisë, sivjet Qyteti Europian i Sportit. Ndërkohë që, vitin tjetër kemi aplikuar të jemi Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Do të ishte ideale nëse do të kemi një kalendar kulturor të përbashkët, ku artistët më të mirë nga Shqipëria dhe Kanadaja, nga Tirana dhe Otava, si dy kryeqytetet respektive, të mund të shkëmbenin dhe të forcojmë këtë lidhjen mes njerëzve”, u shpreh Veliaj.
Gjithashtu, ai falënderoi homologun e tij për mbështetjen që ky i fundit u ka dhënë shqiptarëve që jetojnë në Otava.
“Ishte një kënaqësi t’ju mirëprisnim këtu dhe të mësonim rreth Tiranës. Shpresoj që ju të keni një vizitë të këndshme në Kanada. Kemi shumë të përbashkëta midis qyteteve dhe vendeve tona dhe mendoj që ka një miqësi të madhe mes nesh. Mezi presim që t’ju vizitojmë një ditë në Tiranë”, tha Sutcliffe.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026