Prezantohen fituesit e PS në qarkun e Durrësit
Ardian Çela, drejtues politik i PS në qarkun e Durrësit prezantoi nga selia e PS fituesit e bashkive që u fituan nga PS në këtë qark, bashkinë Durrës, Krujë dhe Vorë.
Çela tha se rikonfirmimi për tre kryetarët aktualë në 3 bashkitë e këtij qarku është detyrim për të realizuar ato projekte që janë madhore edhe në nivel kombëtar,
“PS në qarkun e Durrësit rikonfirmohet jo vetëm në tre bashki por forcë e parë me rezultat shumë bindës ashtu si në zgjedhjet e 2017, 2021 dhe këto të fundit. Ky është një falenderim për të gjithë qytetarët e qarkut për besimin që i dhanë PS dhe të tre kryetarëve për punën e mirë që kanë bërë në këtë mandat ku ndryshe nga të tjerë, janë përballur me një vështirësi të madhe që ka qenë tërmeti. Qytetarët e shpërblyen me një votë. Kjo votë është detyrim për të tre kryetarët, për PS dhe qeverinë për të realizuar ato projekte që janë madhore në nivel kombëtar për qytetin e Durrësit, Shijakut dhe Krujës. Për ta kthyer Durrësin në qendrën më të rëndësishme të Ballkanit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbyllet procesi i numërimit në Durrës, shpallet fituesi
- Thellohet diferenca në Kavajë, ‘Bashkë Fitojmë’ shpall fitoren
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh