Prezantohet asistenti virtual i e-Albania, Mirlinda Karçanaj shpjegon funksionon
Mirlinda Karçanaj drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ishte këtë të enjte në prezantimin e asistentit virtual të e-Albania.
Ajo tha se asistenti virtual nuk është vetëm një program kompjuterik, por është një ndihmës që nuk fle, nuk ka pushime dhe as orar zyrtar por do jetë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë.
Karçanaj tha se qytetarët që do e përdorin asistentin virtual do kenë në dispozicion një numër të caktuar pyetjesh. Pas tyre ata mund të rikthehen sërish për pyetje të tjera pas 60 minutash.
“Është e pabesueshme që jemi në këtë fazë shumë të rëndësishme, Sot prezantojmë asistentin virtual të e-Albania. Falë bashkëpunimit me gjigantin botëror të teknologjisë Microsoft, nga sot ne nisim përdorimin e teknologjisë e cila do t’ju mundësojë përgjigje të shpejta dhe shumë të qarta. Ky asistent nuk është thjesht një program kompjuterik. Është udhërrëfyesi juaj dhe ndihmësi në dispozicionin tuaj 24/7.
Asisteti virtual nuk fle, nuk ka ditë pushimi, as orar zyrtar. Ju mund ta pyesni nga kompjuteri apo nga telefoni juaj në çdo kohë dhe ai do ju përgjigjet menjëherë. Është e pritshme që kurioziteti i të gjithëve në ditët e para të jetë në rritje. Ne kemi bërë të mundur që çdo qytetar të ketë në dispozicion një numër të caktuar pyetjesh dhe më pas të mund të rikthehet pas 60 minutash.
Pyetjet do të na ndihmojnë që ta bëjmë më të zgjuar asistentin virtual dhe ne do kuptojmë problemet dhe shqetësimet tuaja”,-tha Karçanaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit