Prezantohet komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Ilir Xhepexhia
U prezantua sot, në një ceremoni të veçantë Komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Ilir Xhepexhia. I pranishëm në këtë ceremoni, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vlerësoi kontributin e dhënë në detyrat e mëparshme nga Gjeneral Ilir Xhepexhia.
“Gjeneral Xhepexhia vjen në krye të Forcës Tokësore pas një karriere të gjatë ushtarake, me detyra të shumta brenda dhe jashtë vendit, me një eksperiencë të shkëlqyer në përfaqësim dhe drejtim. Ka përfaqësuar Forcat e Armatosura në NATO dhe në vendet partnere si dhe ka drejtuar me profesionalizëm Forcën Detare dhe Komandën mbështetëse. Gjeneral Xhepexhia vjen në këtë detyrë pas arritjesh shumë domethënëse të kësaj strukture, përmend këtu certifikimin me shumë sukses të Grup Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë gjatë muajit shtator të vitit të kaluar, kryerjen e një sërë misionesh të rëndësishme në kuadër të Aleancës si dhe menaxhimin me sukses të shumë emergjencave civile, zjarret, përmbytjet apo emergjenca të tjera, me të cilat vendi ynë përballet”, u shpreh në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes.
Në ceremoninë e prezantimit të Komandantit të Forcës Tokësore ishte i pranishëm edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA Gjeneral Brigade Arben Kingji, i cili e mbante këtë detyrë më parë. Gjeneral brigade Ilir Xhepexhia deri më tani ka shërbyer si Komandant i Forcës Detare, në Komandën Mbështetëse, ndërsa më herët ka mbajtur detyra si: zëvendëskomandant në Qendrën e Radiozbulimit, shef sektori i operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Tokësore, drejtor i drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA. Ai ka qenë edhe zëvendëspërfaqësues ushtarak i RSH në NATO si dhe Atashe Ushtarak i RSH në Mbretërinë e Belgjikës, jo rezident në Republikën e Francës.
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat