Prezantohet Nisma Thurje, Rudina Hajdari: Do të rikthejmë shpresën te të rinjtë shqiptarë
Nisma Thurje është prezantuar zyrtarisht si parti pasditen e 28 nëntorit në një takim online me mbështetësit e saj për shkak të kushteve të pandemisë.
Drejtuesit e saj e vunë theksin tek ekonomia dhe rikthimi i shpresës te të rinjtë.
Nga takimet e zhvilluara gjatë kësaj kohe, Rudina Hajdari shprehet se Nisma Thurje ka një mbështetje të gjerë pasi votuesit kërkojnë një alternativë të re.
Njëri prej themeluesve të saj, Pano Soko shprehet se pikë kyçe e programit ekonomik të Nismës Thurje do të jetë thithja e investimeve të huaja.
Sipas Endri Shabanit, pas prezantimit do të nisë mbledhja e firmave për t’u regjistruar zyrtarisht në gjykatë si parti politike, dhe do të nisë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme.
Nismës Thurje i është bashkuar edhe Rigerta Loku, që e sheh këtë parti si mundësinë e njerëzve të thjeshtë për t’u angazhuar në politikë.
Lexoni gjithashtu:
Pika ku bashkohen katër partitë të reja në zgjedhjet e 25 prillit
“Na kanë frikë, sepse ne kemi rininë”, Rudina Hajdari mesazh të qartë për partitë tradicionale
Fushatë në kohë pandemie, partitë politike ‘takime online’ me elektoratin
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve