Primaret në PD, Berisha tregon cilat janë qytetet që do të votojnë të parat

19 Tetor 2022 | 19:53

Kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot një takim me krerët e degëve të PD.

Berisha u shpreh se primaret dhe protestat do të jenë dy çështjet themelore për të cilat do të punojë PD, ndërsa theksoi se është i mirëpritur cilido që kërkon të provohet nga simpatizantët.

Ai tha se primaret në PD do të nisin Tirana, Durrësi dhe Elbasani për të vijuar më pas në qytetet e tjera.

“Duhet të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i suksesshëm. Kam besim në përgjegjësinë, përkushtimin tuaj se ju bashkë me anëtarët e kryesive, të seksioneve dhe grupseksioneve do t’i shndërrojnë primaret në një histori suksesi. Është bërë një lloj axhende, kalendari dhe në bazë të tij do të ecet. Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin do të përpiqemi ta përshpejtojmë dhe me të tjerat, dora-dorës”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026

“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
20:58 | 26/07/2026