Primaret pa kufij| Hysaj për pjesëmarrësit: Ka pasur edhe kandidatë nga diaspora

2 Mars 2025 | 21:34

Jola Hysaj, anëtare e kryesisë së PD dhe Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, ishte e ftuar këtë të dielë në emisionin “Review” për të folur lidhur me procesin e Primareve të PD të cilat janë mbyllur tashmë. Në diskutimet për rezultateve të këtyre primareve, Hysaj tregon një detaj tjetër se pjesëmarrës të primareve kanë qenë dhe përfaqësues nga diaspora.

“Në primare ka pasur përfaqësues nga diaspora, edhe diaspora është futur brenda primareve të PD. Në momentin që na kanë ardhur të gjithë kandidaturat, kanë qenë dhe përfaqësuesit e diasporës. Po të marrim rastin e Durësit, ne kemi pasur 2-3 përfaqësues të diasporës.

Edhe Skënder Dika me 275 vota, vjen nga Italia, ka qeenë deputet dhe vjen nga diaspora si kandidaturë. Ka dhe të tjerë brenda qarkut të Durësit që vijnë nga diaspora dhe për këtë lloj arsye mendoj që të gjitha qarqet kanë pasur. I kemi lënë mundësinë kujtdo që ka dashur të jetë pjesë e primareve”, tha Jola Hysaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit

Mbi 2 mijë shtetas shqiptarë u kthyen nga vendet e Bashkimit Evropian gjatë tre muajve të parë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga...
21:04 | 30/06/2026

INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve

Shqiptarët udhëtuan më shumë gjatë vitit 2025, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, banorët mbi moshën 15 vjeç...
20:58 | 30/06/2026