Prindërit e 4 fëmijëve në gjyq se vodhën bukë, Metushi: Jetonin në varfëri ekstreme
Një çift, prindër të 4 fëmijëve kanë përfunduar në gjyq me akuzën për vjedhje. Ata morën pa paguar, fshehtas, në një dyqan, ushqime që arrinin vlerën e 1300 lekëve.
Ndërsa ngjarja është cilësuar si e papranueshme nga opinioni publik, gazetarja Bleona Metushi tregoi në një intervistë për Euronews Albania se familja ishte në kushte ekstreme varfërie.
“Gjatë më shumë se dy viteve Shaqir dhe Nexhmije Hasa u desh të përballeshin me drejtësinë, të paraqiteshin përballë saj sa herë ishte e kërkuar dhe ishte e nevojshme dhe në përfundim morën një pafajësi nga Gjykata e Tiranës e cila e bazoi këtë vendim të saj, në nenin 20: nevoja ekstreme, duke e konsideruar vendimin e tyre si një nevojë ekstreme, të bërë për të ushqyer fëmijët e tyre.
Nga momenti që ata janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nga policia në vitin 2020, janë dashur më shumë se 2 vite për të marrë pafajësinë,” – sqaroi gazetarja.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 09:39 Detaje të reja nga vrasja në Vorë, 50-vjeçari u ekzekutua teksa po kthehej në banesë
- 09:27 Ndërron jetë senatori i njohur republikan
- 09:06 Irani nis sulme me raketa në të gjithë Gjirin: Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti në shënjestër
- 09:04 Të shtëna me armë në një festival në Toronto, 2 të vrarë dhe disa të plagosur
- 08:38 Argjentina mposht Zvicrën në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen, përballë do ketë Anglinë
- 08:34 Anglia përmbys Norvegjinë në shtesë dhe siguron gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026