Prioritet e PS në parlament, Çuçi zbulon axhendën e socialistëve për këtë sesion
Kryetari i Grupi Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mbajti këtë të mërkurë një konferencë për media, ku zbuloi disa nga objektivat e Partisë Socialiste për këtë sesion parlamentar.
Çuçi theksoi se ndër çështjen të cilat duhet të zgjidhet me urgjencë është zgjedhja e Avokatit të ri të Popullit. Ai u shpreh besimplotë se në bashkëpunim me opozitën do të bien në konsensus për një figurë dinjitoze për këtë post publik.
“Urgjent duhet të zgjedhim Avokatin e Popullit. Besimplotë se me opozitën do arrijmë të gjejmë një figurë që do të vijë me propozim nga opozita por të jetë figurë dinjitoze për atë pozicion”, tha ai.
Gjithashtu Çuçi theksoi se një pikë e rëndësishme e punimeve të parlamentit është dhe miratimi i reformës zgjedhore, ku tha se shpreson të përfshihet dhe vota e emigrantëve.
“Do të vijojmë të këmbëngulim që me reformën zgjedhore të adresojmë dhe votën e emigrantëve”, tha Çuçi.
Kreu i grupit socialist në parlament nënvizoi dhe nevojën e ndryshimeve të ligjeve në drejtësinë e re, e cila do të kryehet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Do të preken të gjitha ligjet e drejtësisë së re. Jemi në konsultim dhe me partnerët. Me të arritur një draft pëfundimtar do ta fusim në procesin e diskutimit. Brenda këtij sesioni ti kemi miratuar amendamentet. Është e rëndësishme sepse duhet të modifikojmë disa probleme që kanë lindur gjatë aplikimit”, theksoi Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset