Prishja e bujtinave në Theth, IMT shtyn aksionin

17 Tetor 2023 | 20:55

Pas një njoftimi të IKMT për nisjen e prishjes së disa bujtinave në Theth, banorët dhe pronarët e disa prej këtyre njësive akomoduese u mblodhën në Qafën e Thorës për të protestuar.

Për rreth 1 orë banorët bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve si dhe turistëve të shumtë që i ishin drejtuar Thethit.

Banorët shprehen të irrituar pasi para zgjedhjeve i është premtuar që do të marrin certifikatën e pronësisë.

“Ne protestojmë sot sepse flitet sikur po vijnë të na prishin shtëpitë. Ne kemi kërkuar të na japin tapitë e shtëpisë, e tokës që e kemi trashëguar. Ne nuk kemi zaptuar toka. Ne kemi shkuar tek prona e të parëve tanë. Kemi shkuar në pronat e të parëve. Ne po mbrojmë dhe po kërkojmë që shteti të na pajisë me tapi dhe ne të paguajmë të gjitha taksat,” – tha një i moshuar.

Nisur nga kjo protestë, bashkia Shkodër dakordësoi një takim me banorët duke anuluar aksionin e prishjes së objekteve.

Pas rreth 1 ore protestë, qarkullimi vijoi normalisht ndërsa punonjësit e IKMT dhe IMT së bashkisë Shkodër u kthyen në drejtim të qytetit.

Pak ditë më parë, 59-vjeçari Gjovalin Dreni u arrestua nga policia e Shkodrës pasi kishte shtuar objektin e tij pa leje në Theth për ta vënë në shërbim të turistëve ndërsa një tjetër shtesë hoteli në qendër të Shkodrës u çmontua nga IKMT duke proceduar pronarin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026