“Prishtina 2030” risi në Lojërat Mesdhetare me sporte të reja, Kurti: Do ndërtojmë 20 stadiume 

25 Janar 2026 | 18:41

Edicioni i 21-të i lojërave Mesdhetare do të zhvillohet në Prishtinë. “Prishtina 2030” do të përfshijë një program të gjerë sportesh me 24 sporte të planifikuara të garës.

Nga këto sporte bëjnë pjesë sportet si: atletikë, boks, xhudo, karate, peshëngritje, mundje, noti, polo në ujë, noti me vela, lundrim, qitje, pingpong, tenisi, volejbolli, hendbolli, basketbolli 3×3, skermë, çiklizëm), gjimnastikë, badmintoni, karateja, taekwondoja, sportet e peshëngritjes, dhe sporte të tjera si futsalli, i cili është përfshirë zyrtarisht dhe do të zëvendësojë futbollin tradicional për U21 në këtë edicion.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me lojërat Mesdhetare u shpreh se Kosova duhet të investojë seriozisht në ndërtimin e stadiumeve të futbollit.

Sipas Kurtit, projekti parashikon ndërtimin e 20 stadiumeve, të cilat do të jenë me kapacitete më të vogla, por të përshtatshme për nevojat e vendit dhe për ngjarjen ndërkombëtare që Kosova do ta organizojë së bashku me Shqipërinë.

“Kemi nevojë t’i ndërtojmë 20 stadiume të futbollit, jo sikur në Britani aq të mëdha, më të vogla tetë mijë deri në nëntë mijë ulëse sepse ne do t’i organizojmë Lojërat Mesdhetare 2030 së bashku me Durrësin në Shqipëri”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026