Prishtina po shkel rëndë Marrëveshjen e Brukselit, pretendon Vuçiç

8 Nëntor 2022 | 08:26

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike pasditen e së hënës me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vuçiç i ka thënë Stoltenberg, se Prishtina po shkel rëndë Marrëveshjen e Brukselit, që është firmosur në vitin 2013, shkruan RTS (Radio Televizioni Serb).

Ai shtoi se, pavarësisht kësaj, Serbia përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe do të mbetet e përkushtuar ndaj saj.

Ndërsa, Stoltenberg i ka bërë thirrje Vuçiçit, por edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me të cilin pati gjithashtu një bisedë telefonik, që të përmbahen nga përshkallëzimet lidhur me situatën në veri.

Në Mitrovicën e Veriut, të dielën, është mbajtur një protestë  e thirrur nga Lista Serbe për shkak të vendimit të Prishtinës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në targat RKS, Republika e Kosovës.

Kjo protestë është mbajtur një ditë pas vendimit të Listës Serbe për largim nga të gjitha institucionet e Kosovës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë rrugor në Hania të Kretës, ku një ambulancë u përplas me një automjet vetëm pak metra...
17:14 | 19/07/2026

Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme, ethet afrikane të derrit përhapen në 52 zona

Virusi i etheve afrikane të derrit është përhapur në shtatë qarqe dhe 52 vendbanime në Serbi, duke detyruar autoritetet të shpallin gjendje të jashtëzakonshme në...
15:23 | 19/07/2026

Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion

Kosova ka regjistruar normën më të lartë të inflacionit vjetor të çmimeve të konsumit në rajonin e Ballkanit gjatë muajit qershor, sipas një përmbledhjeje të...
11:16 | 19/07/2026