Pritë apo luftë mes bandave, pistat e masakrës në Greqi. Dyshohet se janë shqiptarë

11 Shtator 2023 | 22:02

Pasditen e së hënës 6 persona mbetën viktimë e një atentati në Greqi.

Një motoçikletë në lëvizje qëlloi mbi një automjet. 5 persona në makinë dhe 1 jashtë saj u gjetën në vendngjarje pa jetë.

Policia ende po heton për rrethanat e ngjarjes, ndërsa pistat kryesore ku po fokusohen janë te lufta mes bandave apo një pritë e mundshme.

Sipas mediave greke dyshohet se viktimat janë shqiptarë, ndërsa ekziston mundësia që ose djemve iu është bërë një pritë dhe janë ekzekutuar, ose që bandat janë takuar, por marrëveshja s’është realizuar dhe ka pasur të shtëna me armë.

Sipas informacioneve të ERT , numri dhe lloji i armëve të përdorura gjatë ekzekutimit nuk janë zbardhur ende, ndërsa Drejtoria e Sigurisë së Atikës, e cila ka ndërmarrë hetimet paraprake, po mbledh materiale nga kamerat e sigurisë në zonë, ku të dhënat e para tregojnë dy mjete që janë larguar, një makinë dhe një motor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026