Priten protesta nga studentët, paralajmëron pedagogia Kuçana
Pedagogia Ilirjana Kuçana deklaroi në Euronews Albania se për shkak të vaksinimit të detyrueshëm për studentët, pritet që ata të dalin shumë shpejt në protesta.
Sipas saj vendimi se çdo student duhet të vaksinohet për të marrë pjesë në auditor duhet të ishte parashtruar në një formë tjetër.
“Deklarata e kryeministrit është marrë si diçka politike dhe ka krijuar efektin e kundërt. Ndoshta duke ja lënë në dorë teknicienëve, përfaqësuesve të universiteteve që ta thonin në mënyrën e tyre më miqësore, duhej sjellë në mënyrë më të mirë, duhej sjellë në një mënyrë që të pranohej më shumë nga studentët,” – tha Kuçana.
Sipas pedagoges nuk është vetëm vaksinimi çështja që po zgjon rebelimin e studentëve. Ajo u shpreh se refuzimi i vitit shkollor nga studentët në protesta nuk do të jetë organizim i saji ama theksoi se do të jetë pjesë e zërit studentor.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
- 16:21 Rrëzohet një helikopter në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona
- 16:19 Temperaturat deri në 35°C mbushin plazhet e Vlorës, mijëra pushues në bregdet