Pritet certifikimi i dronëve “taksi” për njerëzit gjatë Lojërave Olimpike 2024

23 Shtator 2023 | 15:42

Një shërbim taksi ajror elektrik do të nisë gjatë Lojërave Olimpike 2024. Por si do të duket në të vërtetë udhëtimi?

“Fillimisht do të bëni check-in. Ne duhet të dimë se ju jeni personi i duhur në kohën e duhur. Këtu është salloni ynë i vogël i pasagjerëve. Dhe rreth 5 minuta para nisjes, atyre do t’u kërkohet të hipin në taksinë ajrore. Këtu përsëri, kemi një portë biometrike dhe më pas imbarkimi”, deklaroi Damian Kysely, kreu i Infrastrukturave për Evropën dhe Lindjen e Mesme, në Skyports, gjatë një vizite në atë që njihet si vertiporti i parë i Evropës, një terminal testimi afër Parisit.

Pas udhëtimit mund të zbrisni në një nga pesë vertiportet përreth Parisit – njëri prej tyre në qendër të qytetit, në një kontenier që lundron në Senë.

Banorët ende nuk kanë vendosur nëse do t’i pranojnë këto makineri elektrike, të cilat janë 4 herë më të pak të zhurshme se një heliKopter.

“Së pari dhe më e rëndësishmja, format e reja të lëvizshmërisë ajrore janë aviacioni me karbon të ulët. Është gjithashtu një mënyrë që bën të mundur transportimin e njerëzve, transportimin e objekteve, shërbimeve emergjente dhe mjekësore”, deklaroi Edward Arkwright, drejtor ekzekutiv i grupit ADP.

Sa i përket prodhuesve, Parisi ka zgjedhur Volocopter dhe dronët e tij me dy vende.

Kompania gjermane shpreson të marrë së shpejti dritën jeshile të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.

“Prioriteti ynë i parë sot, dhe për të cilën të gjithë po punojmë dhe i kushtojmë të gjitha burimet tona, është certifikimi i helikopterit. Pra, ne po synojmë diçka që është e realizueshme, që në të vërtetë do të ekzistojë, në vend që të bëjmë premtime që nuk do të mund t’i mbajmë kurrë”, deklaroi Jean-Christophe Drai, Comercial Lead France, Volocopter.

“A do të jetë Parisi kryeqyteti i parë në botë që do të nisë një shërbim taksi fluturues? Shumë aktorë pas projektit besojnë kështu. Ata kanë më pak se një vit përpara nises së Lojërave Olimpike për të bindur rregullatorët dhe autoritetet”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026