Probleme më ashensorët në pallate, qytetarët vlonjatë shprehen të frikësuar

8 Tetor 2021 | 17:19

Banorë të shumtë në Vlorë çdo ditë përballen me frikën se mund të bllokohen në ashensor. Në zona të ndryshme në qytet pamjet tregojnë ashensorë të dëmtuar, të pakolauduar, ndërsa prej vitesh mungon administrimi dhe jeta e banorëve është në rrezik.

“20 vjet kam që jetoj këtu me të nijetin ashensor. Teknikët ndonjëherë vijnë, ne detyrimet i paguajmë. Shumë herë kam frikë. Njëherë kam ngelur e bllokuar brenda, më kanë ndihmuar komshinjtë”, shprehen qytetarët.

Të tjerë shprehin rezerva për punën e administratorëve të pallateve duke i akuzuar për neglizhencë.

“Kam 8 vjet që jetoj, asnjë nuk kam parë, njëherë janë bllokuar dy vajza. Administratorin se njoh, po ka”, shtojnë qytetarët.

Drejtuesi i shërbimit zjarrfikës në Vlorë, Kastriot Begaj tha se mbërrijnë më se 50 telefonata në vit nga banorë të cilët mbeten të bllokuar në ashensorë.

“Zakonisht janë moshat e treta, fëmijë apo gra shtatzënë që kemi gjetur të bllokuar në ashensor. Kemi pasur deri në 10 raste në muaj një shifër e konsiderueshme , rreth 50- 60  raste në vit”, tha ai.

Edhe pse ekziston një ligj për administrimin e pallateve vetëm tani ka nisur implementimi i një projekti pilot për përzgjedhjen e administratorëve tha drejtori i zyrës së urbanistikës në bashkinë Vlorë Jurgen Çollaku.

“Jemi në fazën e një projekti pilot për seleksionimit të një administrator të një pallati për të vazhduar me pallatet e tjera. Bashkëpronarët e pallateve duhet të bëjnë një kërkesë drejtuar bashkisë për zgjedhjen e administratorit dhe në bazë të kritereve që ne i kemi kërkuar edhe ministrisë bëjmë seleksionim për të zgjedhur personin e duhur”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026