Probleme me dosjet, ILD kërkon ulje page për 2 gjyqtarë, 16 të tjerë nën hetim

5 Shtator 2021 | 08:50

Gjyqtari i Vlorës, Hektor Sinani dhe gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu zvarritën zbardhjen e vendimeve dhe shkelën etikën duke komunikuar me palët.

Kanë qenë këto konkluzionet e hetimit administrativ të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë , i cili ka propozuar uljen e pagës me 40% për një vit për gjyqtarët me probleme sa i takon dosjeve.

Kërkesa tashmë është depozituar në Këshillin e Lartë Gjyqësor ku më 16 shtator do të paraqiten edhe gjyqtarët Sinani e Fetahu të vënë në ‘lupën’ e Artur Metanit.

Hetimi për ta ishte në limitet e afatit 5-vjeçar, pasi ishte nisur nga institucionet e vjetra që kishin kompetencë procedimin disiplinor të magjistratëve. Ndërkohë, për 16 gjyqtarë e prokurorë të tjerë ILD vijon hetimet mbi problematika që lidhen me  lirimet para kohe me kusht, zvarritje të procedurave të hetimit e proceseve gjyqësore, si dhe shkelje të rënda etike.

Në total deri më tani pranë ILD janë administruar rreth 4 mijë ankesa nga qytetarë, institucione apo praktika të trashëguara, ndërsa vetëm rreth 1200 kanë arritur të shqyrtohen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026