Probleme në raportet financiare të dorëzuar për zgjedhjet e 11 majit, KQZ propozon gjoba për disa parti dhe kandidatë

20 Maj 2026 | 17:48

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pritet të enjten të shqyrtojë një projektvendim që lidhet me auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 Majit 2025.

Sipas dokumentit janë konstatuar shkelje në raportimin financiar të një sërë partish politike dhe kandidatëve të listave shumemërore, për të cilët propozohet marrja e masave administrative nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Për Partitë Politike që nuk dorëzuan Raport Financiar është propozuar gjobë në vlerën 100,000 deri në 200,000 lekë sipas nenit 173, pika 1 të Kodit Zgjedhor: Partia Bashkimi Liberal Demokrat (BLD), Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare (P.R.V.SH), Partia Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK), Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar (PBPPSH).

Për partitë me parregullsi të tjera financiare është propozuar gjobë në vlerën 100,000 deri në 200,000 lekë sipas neni 173/1: Partia Balli Kombëtar (P.B.K), u konstatua se ushtronte aktivitet me NIPT pasiv, nuk kreu transaksionet përmes llogarisë së posaçme dhe paraqiti shpenzime pa dokumentacion mbështetës.

Partia Fryma e Re Demokratike (FRD) u konstatua mungesë dokumentesh mbështetëse, mospërputhje në totalet e raportit dhe shpenzime të pajustifikuara.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) u konstatua mosdeklarim i transfertave bankare (1.5 mln lekë) dhe diferenca të pa-rakorduara në llogarinë e posaçme.

Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet (SHB) u konstatua mos-hapje e llogarisë së posaçme bankare dhe mospërputhje midis të ardhurave dhe shpenzimeve të deklaruara.

Partia Djathtas 1912 u konstatua mosraportim i vlerave të vetëfinancimit nga kandidatët (mbi 1.2 mln lekë) dhe shpenzime pa fatura fiskale.

Partia Republikane (PR): Pasaktësi në raportim, mangësi dokumentacioni dhe kryerje shpenzimesh nga llogaria qendrore në vend të asaj të posaçme.

Partia Socialdemokrate (PSD): Përdorim i faturave pa NIPT-in e partisë dhe mosraportim i qirave të zyrave elektorale (rreth 760 mijë lekë)

Partia Nisma Thurje: Mungesë e llogarisë së posaçme dhe gabime të rënda aritmetike (dublim i shpenzimeve/të ardhurave për rreth 1.7 mln lekë)

Për Koalicionin Euroatlantik (KEA) propozohet gjobë 2,000,000 deri në 3,000,000 lekë. Shkak është keqpërdorimi i llogarisë së posaçme, ku përveç transaksioneve të fushatës, janë kryer edhe pagesa për aktivitetin e përditshëm të partisë sipas nenit 173, pika 2.

Për partitë ku kandidatët nuk dorëzuan raporte individuale propozohet gjobë 500,000 deri në 1,000,000 lekë sipas nenit 173, pika 3: Partia Lëvizja Atdheu (LA): 186 kandidatë nuk dorëzuan raport. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 186 kandidatë pa raport.

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR): 186 kandidatë pa raport. Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë (AKPSH): 1 kandidat pa raport

Audituesit konstatuan shkelje direkte nga kandidatët e listave shumemërore: Për mosrespektim të formateve të standardizuara të raportimit propozohet gjobë 500,000 – 1,000,000 lekë:

Nga Partia Republikane: Kristiano Koçibelli, Suzana Rama, Mario Runa, Qani Xhafa, Valbona Doko, Albi Jahelezi. Nga Balli Kombëtar Demokrat: Alma Kore, Arjan Hoxha, Besart Xhaferri. Nga PBDNJ: Petraq Gjukuria.

Për pranim të fondeve nga donatorë të ndaluar: Skënder Muço (PDIU): Propozohet kthimi i fondit të marrë prej 1,113,791 lekë në llogarinë e KQZ-së dhe gjobë sa dyfishi i kësaj shume, pra 2,227,582 lekë (neni 173, pika 6).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026

Nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të enjte shënohet dita e 33-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:42 | 02/07/2026