Problemet e shikimit tek fëmijët, mjekja: Rastet e dëmtimeve janë rritur me 13%
Numri i fëmijëve me probleme të shikimit është rritur.
Mjekët referojnë se vetëm nga programi i depistimit të shtrirë në shkollat 9-vjeçare janë vizituar 120 mijë fëmijë, prej të cilëve, 15 mijë janë referuar tek okulisti për të korrektuar problematikat që janë evidentuar në shikimin e tyre .
“Nga viti i kaluar depistimi që kemi kryer këtë vit kemi konstatuar se kemi një rritje prej 10-13 për qind të problematikave të shikimit tek fëmijët. Kemi konstatuar problematika të mëdha, kemi konstatuar fëmijë me problematika të mëdha të brendisë pamore, fëmijë që nuk kishin kryer kurrë një vizitë të parë”, thotë Samanta Ara, mjeke në shkollë “Mihal Grameno”.
Por cilët janë faktorët që po ndikojnë në dëmtimin e syve të fëmijëve.
“Fëmijët sot po i kushtojnë rëndësi të madhe telefonit, qëndrimit me kohë të gjatë para ipad, para televizorit, qëndrimet në orët e vona para telefonit. Besoj se kjo ka shkaktuar një dëmtim tek këta fëmijë”, shprehet mjekja.
Okulistët këshillojnë që prindërit të jenë më të kujdesshëm me fëmijët për të çuar në kohë fëmijët tek specialist që të kapen në kohë problematikat.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës kritike, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer