Problemet me hernien, kryeministri Edi Rama i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kryeministri Rama është operuar këtë të enjte në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për shkak të një problemi me hernien inguinale.
Detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe procedurën kirurgjikale nuk janë bërë ende publike, por mësohet operacioni ka kaluar me sukses.
Prej disa kohësh, kreu i qeverisë, kryeministri Rama, vuante nga një problem me hernien.
Më shumë informacione priten në vijim.
Kryeministri Rama e paralajmëroi këtë ndërhyrje më 29 gusht, gjatë një inspektimi në spital.
Ai deklaroi nga QSUT: “Mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale, që i kam mësuar edhe emrin, se kësaj diskales nuk i kërkoj mjek sepse punoj me forcat e mia, me stretch, me vetëpërmbajtje përpara ushqimit që të mos rëndoj shumë mbi kolonën e lodhur nga basketbolli. Po kësaj inguinale, mesa duket, nuk i bëj dot derman me forcat e mia, kështu që do vij prapë me shumë kënaqësi.”
Në lidhje me ndërjyrjen kirurgjikale të kryeministrit ka reaguar dhe Kryeministria:
Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë