Problemet me shikimin, mjeku: 1 në 8 fëmijë të moshës 7-15 vjeç kanë vështirësi

24 Prill 2024 | 16:33

Numri i fëmijëve që kanë probleme me shikimin po vjen në rritje nga vitit në vit. Mjekët e shkollave që po kryejnë depistimin e shikimit tek të gjithë nxënësit në shkollat 9-vjeçare , thonë se 1 në 8 fëmijë të grupmoshës 7-15  vjeç kanë vështirësi në shikim. Syri dembel është ai që po evidentohet më së shumti

Mjeku kërkon që si prindërit ashtu dhe mësuesit të jenë më vigjilent në identifikimin e fëmijëve që kanë probleme me shikimin por që ende nuk janë në dijeni.

Prej kohësh ekspertët kanë dhënë alarmin se përdorimi me kohë të gjatë i pajisjeve teknologjike po çon në dëmtim të shikimit.

Për të kapur në kohë problemet me shikimin prej vitit 2022 ka nisur aplikimi i Programit kombëtar të depistimit të shikimit në të gjitha shkollat 9-vjeçare të vendit. të dhënat paraprake të publikuara nga ministria e shëndetësisë për këtë vit shkollorë tregojnë se 55.030 fëmijë kanë kryer kontrolle dhe  7.336 fëmijë kanë rezultuar me problematika në shikim të cilët janë referuar te mjekët specialist.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026