Problemi plastik i Evropës, vetëm 30 për qind e mbetjeve arrin të riciklohet

14 Dhjetor 2019 | 18:29

Një hulumtim i ri ka zbuluar se normat e riciklimit të lëndëve plastike në Evropë janë në shifra shumë të ulëta.

Së bashku, vendet e Evropës riciklojnë më pak se një të tretën e lëndëve plastike që hedhin në mbeturina, thuhet në një raport nga Statista. Kjo do të thotë se mbeturinat mblidhen e trajtohen, por nuk kthehen në sistemin e prodhimit.  

Fajtorët më të mëdhenj janë ambalazhet plastike dhe sendet një përdorimshe, për shembull qeset, shishet e ujit dhe qeset e patatinave.

Evropa prodhon plot 60 milionë lëndë plastike. Pavarësisht përpjekjeve nga Agjencia e Mjedisit Evropian (EEA) për të ulur nivelin e mbetjeve në kontinent, në fakt vetëm 30 për qind arrin të riciklohet.

Menaxhimi i mbeturinave ndryshon nga vendi në vend në Evropë. Gjermania kryeson në listë për sa i përket riciklimit me vetëm 0.1 për qind të paketimeve plastike që përfundojnë në pikat e grumbullimit të mbeturinave për çdo vit, ndërsa Spanja renditet e fundit me 38.2 për qind të mbetjeve plastike që arrijnë në landfille.

Strategjitë e parandalimit të mbetjeve plastike duhet të amplifikohen në gjithë vendet Evropiane në mënyrë që të përmirësohet problemi dhe të inkurajohet riciklimi.

Sipas Agjencisë së Mjedisit Evropian, edhe pse plastika është shpallur si prioritet, ka ende shumë për të bërë. Për shembull, vendosja e tarifave për qeset plastike ka sjellë rezultate mbresëlënëse.

Plastika shkatërron oqeanet dhe paraqet rrezik për shëndetin

Në botë, prodhohen rreth 348 milionë ton lëndë plastik çdo vit, krahasuar me 1.5 milion që prodhohej në vitin 1950. Gjysma e tyre kthehet në mbeturinë. Agjencia e Mjedisit Evropian thotë se djegia e mbeturinave plastike shkakton një ekuivalent prej rreth 400 milion ton dyoksid karboni në vit, çka sjell një rrezik shumë të lartë për mjedisin.  

I cilësuar më parë si “materiali i mrekullive” , plastika ka ndryshuar jetën moderne pasi është e lirë dhe jetëgjatë, por mbi 40 për qind e sendeve plastike përdoren vetëm një herë.

Pasi përfundojnë në mbeturina, sendet plastike shndërrohen në copëza të vogla që mbeten në mjedis për shekuj të tërë, duke shkatërruar kështu jetën detare.

Sipas National Geographic, këto mikro-plastika mund të hyjnë më pas në organizmin tonë, nëpërmjet peshqve të cilët i konsumojnë ato, duke cenuar rëndë shëndetin e njerëzve.

“Çdo vit, 5 deri ne 14 milion ton derdhet në oqean nga zonat bregdetare. Drita e diellit, era, dallgët dhe nxehtësia e copëtojnë plastikën në copëza të vogla të cilat ngjasojnë me ushqimin e peshqve dhe balenave”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026