Procedohen 2 kineze për prostitucion në Durrës dhe 6 shqiptarët që u gjetën me to

5 Prill 2025 | 11:20

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin “Storm 3”, ku është zbuluar një ambient i marrë me qira dhe i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.

Si rezultat, u proceduan penalisht dy shtetase kineze dhe gjashtë shqiptarë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi dy-javor me metoda proaktive, kanë proceduar dy shtetaset kineze, R. W., 54 vjeçe dhe X. X., 41 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”.

Po ashtu, gjatë operacionit, u proceduan edhe gjashtë shtetas shqiptarë nga Durrësi dhe Kruja, të cilët u gjetën në ambientin e përshtatur për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar dy pasaporta të shtetaseve kineze, shumën prej 86,400 lekë dhe 440 euro, si dhe 3 aparate celularë, disa karta telefoni dhe disa karta banke.

Hetimet kanë treguar se shtetaset kineze kishin marrë me qira një ambient në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, të cilin e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Një grup kriminal i strukturuar, i përbërë nga shtetas kinezë, rekruton shtetase kineze në Kinë dhe më pas i transporton në Shqipëri për të ushtruar këtë aktivitet ilegal. Shtetasit kinezë sigurojnë apartamente për të strehuar prostitutat dhe përdorin faqe online për të siguruar klientët.

Hetimet janë duke vazhduar në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin dhe kapjen e anëtarëve të grupit kriminal që janë ende në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 15 persona pas tubimit të zhvilluar në kryeqytet, në kuadër të protestës qytetare që vijon prej 28 ditësh në...
13:18 | 27/06/2026

Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Babrrusë, në Kamëz, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të...
10:27 | 27/06/2026

Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet. Sipas...
09:44 | 27/06/2026