Procedohen pesë shtetas në Elbasan, u kapën me lëndë narkotike

17 Tetor 2025 | 11:33

Policia e Elbasanit, këtë të premte, ka nisur procedimin penal për pesë shtetas, pasi  konstatua në makinën e tyre një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Sipas raportimeve të policisë, ka nisur procedimi penal për shtetasit:

K. Sh., 31 vjeç, E. T., 31 vjeç, M. Sh., 29 vjeç dhe S. T., 26 vjeç dhe A. B., 26 vjeçe, pasi gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin K. Sh. dhe pasagjerë shtetasit E. T. dhe A. B., u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026