“Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar”, Rama: Nëse përdorni VPN…
Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte në rubrikën “Sy m’sy” se tashmë kanë përfunduar procedurat për mbylljen e Tik Tok.
Ai tha gjithashtu se ata që do të përdorin VPN-të falas për të aksesuar rrjetin social do të jenë nën rrezikun e hakerave, ndaj kryeministri u sugjeroi qytetarëve të qëndrojnë pa Tik Tok deri sa platforma të vijë në Shqipëri me një plan për adoleshentët.
“Procedura për mbylljen e Tik Tok ka përfunduar për telefonat smart dhe nga ana tjetër, dua që të gjithë ta dinë që mënyra për t’ju shmangur bllokimit duke përdorur VPN falas është shumë e rrezikshme pasi dihet botërisht se hackerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit. Kijeni parasysh këtë gjë dhe duroni pa TikTok për ca kohë deri kur të përfundojmë programin e përbashkët me kompaninë, e cila do të vijë së shpejti në Shqipëri dhe do të paraqesë planin për adoleshentët.”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Mbyllja e Tik Tok, reagon Rama: Vendimi u mor pas konsultimit me 65 mijë prindër
- Trump e mban premtimin, firmos urdhrin që shtyn mbylljen e Tik Tok
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë