Procesi i Berlinit| Von der Leyen: Rrisim integrimin ekonomik, fillojmë me energjinë

3 Nëntor 2022 | 11:56

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen shkroi në Twitter se ndihej mirë që gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor ishin bashkë në Berlin, një javë pas vizitës së saj në rajon.

Ajo tha se “Procesi i Berlinit” po mbahej për të thelluar integrimin ekonomik, ndërsa ndihma do të niste me energjinë.

“Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik. Duke filluar me energjinë. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike,” – shkroi presidentja e KE-së.

Kancelari gjerman Olaf Scholz priti sot në Berlin liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ata të BE-së, në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri marrëveshje: për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026