Procesi i Bolonjës, ekspertët e arsimit nga vende të rajonit mblidhen në diskutime
Ekspertë të reformave të arsimit të lartë, studentë, dhe akademikë nga Shqipëria dhe vende të rajonit janë mbledhur së bashku në Tiranë për të diskutuar në kuadër të procesit të Bolonjës mundësitë për ta çuar përpara në nivel kombëtarë, rajonal dhe në zonën Evropiane të arsimit të lartë.
“Synojmë të mbledhim bashkë disa vende të rajonit si Kosova, Mali i Zi , për të diskutuar sfidat e arsimit të lartë, si ti përballojmë dhe shkojmë përpara në kuadër të internacionalizimit, është një nga eventet që po hap një periudhë të re për të promovuar dhe çuar përpara procesin e Bolonjës”,-tha Linda Pustina, eksperte e arsimit të lartë.
Ky aktivitet i cili synon rritje e informacionit në kuadër të procesit të Bolonjës, vjen menjëherë pas mbledhjes së task-forcës për rritjen e ndarjes së njohurive në komunitetin e zonës evropiane të arsimit të lartë, në të cilin u diskua statusi aktual i zbatimit të plan veprimit të grupit dhe hapat e mëtejshme.
“Shqipëria nga vitin 2021 deri në 2024 mban sekretariatin e procesit të Bolonjës dhe drejtimin e saj për mes pozicionit të “vice chair” dhe në këtë kontekst do të zhvillohet edhe konferenca ministrore e gjithë ministrave të arsimit të 49 vende pjesëmarrëse në hapësirën evropiane të arsimit të lartë në maj 2024 së bashku me forumin e politikave globale që do të mbledhë ministrat e arsimit të vende të tjerë nga e gjithë bota në Tiranë”, tha Linda Pustina, eksperte e arsimit të lartë.
Deri në maj të 2024 parashikon që zhvillohen një sërë aktivitetesh me përfshirjen e komunitetit të arsimi të lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 15:38 Andrea Pirlo merr drejtimin e Italisë, “Axurrët” i besojnë legjendës misionin e ringritjes
- 15:36 Teuta nuk ndalet në merkato, zyrtarizon portierin brazilian Morales dhe sulmuesin portugez Martelo
- 15:14 FAST Albania arreston në Kavajë 26-vjeçarin e kërkuar nga Italia për trafik droge