Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë, edhe Rexhep Selimit i ikën avokati

19 Shkurt 2024 | 17:01

Ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë, po përballen edhe me vështirësi të tjera përveç gjyqit.

Mësohet se pas largimit të avokatit kryesor të ish-presidentit Hashim Thaçi, edhe ish-deputeti i VV-së, Rexhep Selimi po përballet me të njëjtën situatë.

Sipas një dokumenti që është publikuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, Selimi do të mbesë pa njërin ndër avokatët e tij kryesorë, David Young.

“Më 8 shkurt 2024, avokati i Selimit, i dërgoi një letër shefit të Zyrës së Mbrojtjes duke deklaruar se ai vendosi të ndërpresë punën e z. Young si bashkëpunëtor me efekt të menjëhershëm”, thuhet në dokument, ndërsa arsyet e largimit të tij nuk janë bërë të ditura.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi

Analisti Ben Andoni, i ftuar këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews, ka folur lidhur me deklaratat e ministres serbe për...
19:25 | 18/07/2026

“Ministrja serbe nuk bëri gafë politike”, Ramabaja: Shqetësuese është reagimi i Shqipërisë

Në një lidhje live nga Prishtina për Euronews Albania me Franko Egro në Balkan Talks, studiuesi i gjeopolitikës, dr. Sadri Rambaja, u shpreh se deklarata...
18:47 | 18/07/2026

Kosova letër Kaja Kallas, i kërkon të bëjë më shumë për të dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik

Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Evropian të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq për “spastrim etnik” në...
16:05 | 18/07/2026