Prodhimet shqiptare refuzohen në kufi, BE kthen në kufi 57% të mallit
Një pjesë e prodhimet bujqësore shqiptare nuk shiten jashtë vendit për shkak të cilësisë së tyre. Por që tregu të zgjerohet, fermerët do të ndihmohen të rrisin standardet në tokat e tyre.
Prodhuesit shqiptarë përballen me refuzimin e produkteve bujqësore në kufi, për shkak të mungesës së cilësisë dhe standardeve. Gjatë dekadës së fundit, më shumë se gjysma e refuzimeve erdhi nga tregu i BE-së dhe pjesa tjetër nga Kina e SHBA. Por, që tregu të hapet, po merren masat që prodhimet të kenë standard.
“Ne mbështesim ekonominë e Shqipërisë dhe është thelbësore për ajo që të zhvillojë dhe të ruajë një infrastrukturë cilësore, duke forcuar edhe besimin mes biznesit dhe konsumatorit”, Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri
Eksportet bujqësore kushtuan 550 mln euro në vitin 2023, dhe objektivi që ato të arrijnë 1 mld euro në 2030 cenohet nga refuzimet në kufi.
“Në Shqipëri, refuzimet e tregut kanë qenë një pengesë, dhe është e rëndësishme të trajtojmë produktet me forcimin e cilësisë dhe harmonizimin e tregut me Bashkimin Europian”, Dorina Nati, Menaxhere Programi, GQSP
Forumi Kombëtar mbi Cilësinë dhe Standardet i organizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Industrial, trajtoi edhe mundësitë që kanë prodhuesit e vegjël dhe të mesëm në vend që të rrisin cilësinë e standardet.
LEXONI GJITHASHTU:
Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks
- 18:47 Bashkitë mblodhën 81 mln euro nga taksat e pronave, gjysmat vetëm në Tiranë
- 18:43 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti i Wismarit në Gjermani
- 18:39 Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë