Prodhimi i municioneve në Kosovë, ministri i Brendshëm zbulon detaje

17 Dhjetor 2024 | 12:39

Shumë shpejt pritet të nisin punimet për ndërtimin e fabrikës së municionit në Kosovë, dhe brenda një afati rekord besohet se do të përfundojë ndërtimi i saj. Kështu ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se Kosova me këtë fabrikë do të ndërtoj kapacitetet për të prodhuar municionin e nevojshëm për ushtri dhe polici.

Këto komente, Sveçla i bëri sot, pas pjesëmarrjes në publikimin e raportitqë paraqet angazhimin e Kosovës në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

“Jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë e vendit tonë, me ç’rast Kosova do të ndërtojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës. Unë besoj që edhe duke e parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet, dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Vullneti jonë është që kjo të bëhet sa më parë, kemi parë edhe gatishmërinë nga pala tjetër që ata të fillojnë menjëherë, por edhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses. Dhe me përfundimin e saj, një mangësi që e kemi pasur ne dhe që ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale , qoftë edhe në plotësimin e rezervave të nevojshme, por edhe trajnimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucionet që përdorin këtë lloj municioni”, tha Sveçla.

Për ndërtimin e kësaj fabrike, ministri i Punëve të Brendshme potencoi se Kosova e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Po shohim për zhvillimin e gjithë industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë, kemi kontakte, biseda, negocime me të gjithë. Patjetër që Shtetet e Bashkuara janë aleati jonë kryesor strategjik dhe kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me ta. Do të bisedojmë me të gjithë ata partnerë që plotësojnë nevojat tona, por edhe janë si vazhdimësi e bashkëpunimit të pakursyer dhe të pandalshëm mes nesh”, u shpreh ai.

Rreth dy javë më parë kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka marrë vendim për themelimin e komisionit ndërministror për nisjen e vlerësimit për hapjen e kësaj fabrike si dhe laboratorin për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.

Ndërkaq dje, Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar një marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Makine ve Kimya Endüstrisi, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë. /Kosovapress

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një ndërtesë në Prishtinë, plagosen dy qytetarë dhe 5 zjarrfikës

Dy qytetarë dhe pesë zjarrfikës kanë mbetur të lënduar nga zjarri që ka përfshirë kulmin e një ndërtese afër Parkut të qytetit në Prishtinë, shkruajnë...
16:49 | 27/06/2026

KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjene sotme ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, ku partia e parë ka dal...
13:36 | 27/06/2026

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër mblidhet në orën 11:00.   Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e...
18:28 | 26/06/2026