Produkte të ndaluara dhe fitime të padeklaruara, bllokohet spitali privat në Tiranë

4 Shtator 2025 | 12:25

Një operacion policor i koduar “Bilanci”, i zhvilluar në Zog të Zi në kryeqytet ka zbuluar një skemë evazioni fiskal dhe shkeljesh të rënda ligjore në një spital privat.

Operacioni u bazua në një hetim disa mujor të koordinuar me Prokurorinë e Tiranës, ku u dokumentuan një sërë veprash penale ekonomike dhe kundër shëndetit publik, të kryera për llogari të subjektit shëndetësor.

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se subjekti nuk kishte deklaruar fitime në vlerë mbi 1 milion euro, për periudhën 2024-2025;

Shërbimet mjekësore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të dyshuara si të kontrabanduara ose të skaduara;

Në subjekt gjithashtu punonin 5 persona  të pasiguruar, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u arrestua administratori i spitalit, Edmond Zaja  62 vjeç; U shpallën në kërkim dy bashkëaksionerët e subjektit: shtetasi turk Bilal Kara 45 vjeç, dhe shtetasja shqiptare Geriana Arapi, 32 vjeçe;

Ndërkohë, janë sekuestruar 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara si të skaduara, 6 njësi kompjuterike, që dyshohet se përmbajnë të dhëna komprometuese.

Gjithashtu, autoritetet bllokuan aktivitetin e spitalit privat, ndërsa vijon puna për kapjen e dy të kërkuarve dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij subjekti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat...
16:42 | 21/07/2026