Produktet tona duhet t’i çojmë në perëndim, Koxhaj tregon strategjinë
Kandidati i Partisë Demokratike për Kuçovën, Ilirjan Koxhaj tregoi në një intervistë për Euronews Albania strategjinë për t’i çuar produktet shqiptare në perëndim.
Ai solli në vëmendje se fermerët synojnë tregun e lindjes dhe përgjithësisht nuk arrijnë t’i shesin të gjithë produktet duke i hedhur nëpër kanale.
“Ne kemi një projekt tjetër, do të synojmë tregun europian. Është një treg që shet me çmim të lartë, ndërkohë që është i sigurt. Nuk mund të hyjmë në tregun europian me mentalitet shqiptar. Ne duhet të hyjmë me produkte të certifikuara. Këtu është roli i bashkisë. Do t’i mbështesë fermerët që të prodhojnë me nivel pesticidesh të ulëta. Kjo na ka penalizuar deri sot,” – u shpreh Koxhaj.
Sipas tij diçka e tillë ka zero kosto sepse mjafton vetëm një laborator dhe ti e certifikon produktin dhe del me produkt me emër. Kandidati sqaroi se gjëja kryesore është orientimi nga ana ligjore në mënyrë që të mos penalizohen kur të dalin në treg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)