Profesionet e lira me sytë në Kushtetuese, asnjë pagesë për tatim-fitimin

30 Prill 2024 | 15:13

Rreth 30 mijë të vetëpunësuar që janë prekur nga ndryshimet ligjore për tatimin mbi të ardhurat, duket se nuk do të bëjnë asnjë pagesë deri në muajin qershor, që është dhe afati i fundit, para se të nisin kamatëvonesat dhe penalitetet.

Të vetëpunëësuarit, po bëjnë të gjithë përpjekjet për t’i treguar Gjykatës Kushtetutuese se qeveria ka gabuar, kur vendosi fashat 15 dhe 23%, e po ashtu edhe administrata tatimore, e cila ka llogaritur shumën që taksohet.

Këstet që tatimet kanë cuar në adresë të profesionistëve të lirë, për cilindo janë absurde dhe do të prishin ekuilbrin e tregut që ata kanë ngritur.

Në një takim që bëri bashkë më shumë se 50 të vetëpunësuar, ligji nxori edhe probleme të tjera që lidheshin me parapagesën dhe riskun për të mos fituar njësoj si në vitin paraardhës.

Seanca e parë e shqyrtimit të padisë së depozituar në gjykatë kushtetuese, nga Partia Demokratike kundër këtij ligji është data 21 maj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë

Ashtu si çdo ditë tjetër, edhe këtë të mërkurë pritet të zhvillohet protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, e cila ka hyrë në ditën...
18:48 | 24/06/2026

ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton

Shqipëria gjendet në periferi të valës së të nxehtit që ka goditur Europën, por sërish temperaturat maksimale dhe minimale janë të larta për muajin në...
18:02 | 24/06/2026

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026