Taksimi i profesioneve të lira, Pano Soko tregon cilat janë ato që do paguajnë 23%
Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim.
Ata që sigurojnë të ardhura vjetore deri në 14 milionë lekë do të tatohen me 15% ndërsa ata që kanë të ardhura mbi 14 milionë lekë do të paguajnë 23% tatim.
Eksperti i ekonomisë Pano Soko sqaroi në një intervistë për Euronews Albania se cilat konsiderohet profesione të lira me ligjin e ri dhe për pasojë do taksohen.
Ai tregoi se një veteriner, një mjek, një gazetar, zanatet e ndryshme janë profesione të lira dhe do t’i nënshtrohen dispozitave të ligjit të sapomiratuar.
“Një veteriner është një profesion i lirë, një gazetar që punon me kontrata të ndryshme është një profesion i lirë. Këta, për qarkullim deri në 14 mln lekë në vit, do paguajnë 15 për qind të fitimit që realizojnë. Qeveria ka thënë se meqenëse një mjek që punon si i punësuar paguan tatim progresiv atëherë kemi një diskriminim në trajtimit që i bëhet të njëjtit profesion por tashmë si profesion i lirë. Problemi më i madh është mënyra si po trajtohet pjesa më delikate e shoqërisë, profesionet e lira janë të gjithë individët e shoqërisë që kanë një profesion, ata i takojnë shtresës së mesme të Shqipërisë. Halli më i madh sot është që kjo shtresë e mesme po largohet nga vendi më shumë se sa të papunët”, sqaroi Soko.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera