Profesioniste në qitje, pediatrja nga Vlora që trajnon të rinjtë
Prej 30 vitesh mban veshur bluzën e bardhë të mjekut. Doktoreshë Rajmonda Zoto është një nga mjeket pediatre të njohura të qytetit.
Dikur ajo ëndërronte të bëhej kirurge, por lindja e fëmijës së parë e bëri të ndryshonte drejtim.
“Ku ka më bukur sesa të merresh me fëmijët. Fëmijët janë jeta, fëmijët janë gjallëria, fëmijët ta mbushin jetën”, tregon ajo.
Sapo mbaron punën dhe heq bluzën e bardhë ajo merr në dorë pushkën. Çdo ditë, doktoreshë Mondën e gjejmë në poligonin e qytetit, teksa stërvit skuadrën e Flamurtarit në qitje. Një sport, të cilin e ka nisur qysh në vegjëli dhe sot vijon të jap kontributin duke stërvitur brezat e rinj.
“Në klasë të pestë unë jam futur në sportin e qitjes. Kemi krijuar ekipin e të rejave dhe të rinjve”, shprehet ajo.
Trajneria e Flamurtarit tregon vështirësitë e këtij sporti si dhe mungesën e vëmendjes së duhur nga institucionet.
“Është pothuajse një sport jo shumë i njohur. Kemi nevojë për materiale ndihmëse”, thotë ajo më tej.
Fëmijët e ekipit pasionin e kanë të trashëguar nga prindërit, dikur qitës. Mes tyre është edhe Ana vajza e Rajmondës e cila është kampione për të rinjtë.
“Ka qenë një traditë nga prindërit e mi, të cilët unë mendoj se janë qitësit më të mirë në Vlorë”, shprehet vajza.
Në poligon së bashku me doktoreshën, trajneren e Flamurtarit është edhe bashkëshorti, dikur qitës i cili asiston skuadrën.
E përkushtuar në profesionin e mjekes prej shumë vitesh Rajmonda Zoto vijon të luftojë për të ngritur atje ku duhet sportin e qitjes në Shqipëri, ku në disa kompeticione e ka përfaqësuar edhe si trajnere e ekipit kombëtar.
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
- 19:30 Protestuesit thërrasin tubim mbarëkombëtar më 10 qershor në Tiranë
- 19:27 Rama nga Shkodra: Nuk jemi shkatërrimtarë, jemi shpëtimtarë, flamingot dikur i priste pushka e çiftja
- 19:16 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:01 Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik