Profesori i kimisë tregon rastet kur filtri më shumë e ndot ujin sesa e pastron

21 Prill 2022 | 19:19

Profesori i kimisë Sokol Abazi tha se filtri i ujit që përdoret si zgjidhje për të pastruar ujin dhe për ta pirë atë ndonjëherë më shumë e ndot.

Ai shpjegoi për “SOT” në Euronews Albania se filtrat e ujit kanë membrana që ndoten nëse nuk përdoren vazhdimisht dhe për familjarët që shkojnë në shtëpi vetëm në mbrëmje përdorimi i tyre nuk është zgjidhje.

Ndërkohë sa i takon ujit që del drejtpërdrejt nga çezma, Abazi tha se nuk mund të pihet.

“Për fat të keq uji i Tiranës, ka që në vitin 2016 që ka dalë një VKM 379 e cila detyron analizën e 71 parametrave dhe deri në dhjetor të vitit të kaluar asnjëherë këto parametra nuk janë analizuar,” – u shpreh profesori.

Jo vetëm uji i ambalazhuar, por çdo ujë që përdoret në produktet që shiten duhet analizuar sipas kësaj VKM-je.

Sa i përket ujit që futet në ushqime, Abazi tha se është detyrim i ministrisë së Bujqësisë për ta kontrolluar.

Ai tha se uji nuk është helmues sepse nuk ka substanca toksike, por në afatgjatë sëmundjet që mund të shkaktohen nga përdorimi i ujit të ndotur janë të rënda.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026