PROFIL l Kush është kandidati për President i shumicës socialiste
Bajram Begaj është kandidati që Partia Socialiste do të propozojë në Kuvend për t’u zgjedhur Presidenti i ri i Shqipërisë.
Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30 vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Më parë ai ka shërbyer në disa poste të rëndësishme si Komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, Kryeinspektor, dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Studimet e larta i ka kryer për mjekësi të përgjithshme në ’89-ën, fushë në të cilën ka marrë edhe doktoraturën.
Begaj është graduar si “general Major” nga presidenti aktual Ilir Meta, duke hyrë në historinë e Forcave të Armatosura si mjeku I parë në ushtri që merr gradën më të lartë.
Ai ka lindur në 20 mars të vitit 1967 në Rrogozhinë. Begaj është i martuar dhe ka dy djem.
LEXONI GJITHASHTU:
Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
- 15:34 Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, nuk lejon raportimin e Avokatit të Popullit
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona