PROFIL | Tre rivalët e PD-së për të sfiduar Erion Veliajn
Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani apo Belind Këlliçi? Këta janë tre kandidatët e konfirmuar deri më tani, mes të cilëve demokratët do të zgjedhin për ta pasur sfidant të Erion Veliajt në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Por kush janë këta tre kandidatë dhe çcfarë përfaqësojnë ata?
Ilir Alimehmeti është mjek epidemiolog. I rikthyer në Shqipëri pas specializimeve jashtë vendit, Alimehmeti ka shërbyer sistemin shëndetësor por edhe në sistemin arsimor si pedagog. – Dr. Ali Mehmeti, është evidentuar në mënyrë të veçantë në ndjekjen e problemeve të pandemisë, zhvillimeve të saj dhe ka qenë një raportues i rregullt i të rejave shkencore në fushën e pandemisë COVID-19.
Që prej 1 viti ai është anëtar i Akademisë së Shkencave. Angazhimin në politikë e ka nisur kryesisht gjatë vitit të fundit pas rikthimit të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, ku edhe u zgjodh si anëtar i Këshillit Kombëtar.
Belind Këlliçi është deputet i Partisë Demokratike. Ai është rikthyer në Shqipëri në vitin 2009 pas studimeve për shkenca menaxhimi në SHBA. Për disa vite, gjatë qeverisjes së PD-së Belind Këlliçi mbajti pozicione me profil të ultë në administratën publike. Në 2015-ën ai u zgjodh kryetar i FRPD, që e drejtoi deri në fund të 2021-it.
I zgjedhur deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Belind Këlliçi ka qenë protagonist në disa kauza opozitare të Partisë Demokratike gjatë viteve të fundit si ajo kundër inceneratorëve, për mbrojtjen e teatrit kombëtar dhe kundër betonimit të kryeqytetit.
Gerti Bogdani është ish-deputet i Partisë Demokratike. Ai ka studiuar në SHBA në Universitetin Politeknik të Nju Jorkut. I angazhuar në Partinë Demokratike pas vitit 2005, Bogdani kandidoi dhe fitoi në zgjedhjet lokale të 2007 për kryetar të njësisë nr.10 në Tiranë. 2 vite më vonë mori drejtimin e FRPD-së, që do e mbante deri në vitin 2015.
Për dy mandate radhazi, 2009-2017, Gerti Bogdani ka qenë deputet në qarkun e Tiranës, ndërsa në vitet e fundit ka mbajtur edhe disa poste drejtuese në Partinë Demokratike, si anëtar kryesie dhe sekretar për marrëdhëniet me jashtë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës