Programi europian për bashkitë, Rama: Investim strategjik, anëtarësimi mbetet një sfidë
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin e nisjes së programit “EU4Municipalities II”, nga ku deklaroi se është një instrument i rëndësishëm për modernizimin e institucioneve vendore.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se sfida më e madhe aktuale mbetet forcimi i burimeve njerëzore në administratën vendore.
“Ky program është një program i cili lidhet me modernizimin e institucioneve tona vendore dhe me mundësinë që përmes tij institucionet të rrisin kapacitetet e tyre njerëzore që janë edhe problemi ynë më i mprehtë i kësaj kohe dhe i kohëve që vijnë në rast se nuk fokusohemi me të gjithë forcë sot tek adresimi i tyre.
Dua të them që BE dhe anëtarësimi në familjen evropianë janë bekim për Shqipërinë, por edhe një sfidë e madhe në nivelin vendor, pasi konsolidimi i nivelit të qeverisjes vendore është pjesë e pa ndarë dhe e patjetërsueshme e mënyrës së funksionimit dhe për mirëfunksionimit të marrëdhënive mes BE dhe një vendi anëtar”, tha ai.
Kryeministri theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Europian është një mundësi e madhe për Shqipërinë, por njëkohësisht edhe një sfidë për nivelin vendor të qeverisjes.
“Një pjesë e konsiderueshme e mbështetjes evropiane për vendet anëtare lidhet me mbështetjen për nivelin vendor. Një sfidë e konsiderueshme për vendet anëtare është që të kenë aftësinë të thithin mbështetjen e BE përmes dijes sesi ta bëjnë këtë dhe në këtë pikë ky program është kyç. Nuk janë 11 mln eurot e para thjesht si një shumë, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra si është ndërtuar që duhet ti bëjë të gjitha bashkitë, jo vetëm të interesuara, por edhe të angazhuara që të kenë akses në këtë instrument.
Kam besim se me mbështetjen e aktorëve në këtë proces, ne do bëjmë më të mirën dhe të nxjerrim nga ky potencial maksimumin e mundshëm për të gjitha bashkitë tona”, tha Rama.
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng