Programi i PS-së për arsimin, Rama: Universitetet do të kenë standarde si ato jashtë vendit
Kryeministri, Edi Rama në një deklaratë për shtyp u shpreh se reforma e arsimit të lartë, mbyllja e universiteteve piramidë dhe akreditimi ndërkombëtar i universiteteve jep mundësinë për të aspiruar për më lartë.
“Aspirata ime për më lartë është që ne të sjellim universitete të huaja publike në Shqipëri dhe t’i bashkojmë me universitetet tona, jo binjakëzime nga ato klasiket për shkëmbime eksperiencash por si energji akademike dhe si energji stafesh, në mënyrë që të gjithë të kenë dy zgjedhje, të qëndrojnë këtu apo të ikin jashtë,” – u shpreh Rama.
Ai theksoi se të gjithë universitetet në Shqipëri do të kenë standardet e universiteteve të huaja pa pasur nevojë që studentët të largohen nga familja ndërsa përmendi se në këtë mënyrë do të ulet dhe kostoja për prindërit.
Ai u shpreh se ardhja e Universitetit Teknik të Stambollit në Shqipëri është plan konkret, që po vihet në zbatim.
LEXONI GJITHASHTU:
Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç