Progres Raporti i KE-së, Mimi Kodheli: I qëndrueshëm, ka një progres të ngadaltë, por të mirë

20 Tetor 2021 | 21:51

Komisioni Evropian publikoi të martën progres-raportin për Shqipërinë, duke i dhënë një vlerësim pozitiv, por pa caktuar një datë për konferencën e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave midis Shqipërisë dhe BE-së.

Këtë raport, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli thotë se është i qëndrueshëm me një progres të ngadaltë, por të mirë.

“Unë e vlerësova të qëndrueshëm progres-raportin dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme”, u shpreh znj. Kodheli në studion e “Now” në Euronews Albania.

Mimi Kodheli e krahasoi rrugën e Shqipërisë drejt BE-së me historinë e breshkës e cila ecën avash, por mbërrin e sigurt në destinacion.

“Nuk kemi asnjë kthim mbrapa dhe asnjë pengesë që të mbërrijmë në destinacion”, tha Mimi Kodheli.

Ajo u shpreh se Shqipëria po bën një progres të ngadaltë por me konsistencë drejt BE-së, ku nuk ka ngecje apo hapa pas.

“Në raport me reformat kemi bërë hapa të mirë”, thekoi ajo, ku shtoi se sipas saj, duhet të ishte realizuar konferenca e parë ndërqeveritare.

Znj. Kodheli tha se Bashkimi Evropian ka qenë i pasigurt dhe i frikur, pasi ka pasur eksperiencë jo të mirë me prurjet e fundit në BE, “ndaj kanë zgjedhur të jenë më konservatorë dhe më të kujdesshëm”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026