Progres-raporti i KE, Xhaçka: BE të mbajë premtimin, vonesat ndikojnë në uljen e besimit
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi për progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.
Ajo theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe se Brukseli duhet të mbajë premtimin dhënë ndaj këtyre vendeve.
“Ne jemi gati për të hedhur hapin e radhën në procesin e integrimit europian, ndajmë të njëjtin vlerësim me Komisionin Europian se vendet anëtare duhet të përmbyllin diskutimet e tyre pa vonesë dhe se konferencat e para ndërqeveritare me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të zhvillohen sa më shpejt që të jete e mundur duke përmbushur kështu një premtim të qartë që i është bërë vendeve tona nga BE. Çdo vonesë ka ndikim negativ ne besueshmërinë e Unionit.
Vullneti ynë për të jetësuar objektivin kombëtar të anëtarësimit në BE është i qëndrueshëm, progresi ynë është i pamohueshëm, angazhimi ynë do të vijojë me Komisionin Europian dhe vendet anëtare për të jetësuar më mënyrë konkrete dhe të prekshme premtimin e rikonfirmuar edhe së fundmi në Samitin e Brdos për perspektivën europiane të rajonit tonë. Që perspektiva të jetë e besueshme duhet të veprohet tani: Shqipëria meriton dhe duhet të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti”, u shpreh veç të tjerash ministrja Xhaçka.
KE i dha një vlerësim pozitiv Shqipërisë dhe reformave të ndërmarra gjatë vitit të fundit, në progres-raportin e publikuar të martën.
Shqipëria ka shënuar përparim në fushën gjyqësore dhe ka vazhduar zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse gjyqësore, theksohet në Raportin e Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania