Progres-raporti për lirinë e medias, ambasadorja Hohmann: Gazetarët janë frikësuar
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Christiane Hohmann deklaroi se sipas progres-raportit të KE-së për Shqipërinë, shqetësim mbetet liria e medias dhe frikësimi e baltosja e gazetarëve.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, Hohmann u shpreh se pavarësia e medias vijon të pengohet nga interesat e bizneseve dhe politikës.
“Në raport thuhet se pavarësia e medias dhe cilësia e gazetarisë vazhdojnë të pengohen nga një gërshetim interesash biznesi dhe politike, dhe se keqinformimi është një shqetësim që rishfaqet. Raporti shpreh keqardhje të thellë që atmosfera e sulmeve me fjalë, e fushatave të baltosjes dhe akteve të frikësimit të gazetarëve nuk është përmirësuar; dhe do të vijojmë ta ndjekim këtë çështje nga afër.
Në raport bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë me anën e regjistrimit dhe digjitalizimit të të dhënave kadastrale”, theksoi ambasadorja Hohmann.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni