Projekti “EU4green GEN” në bashkëpunim me Data Centrum, sjell vëmendjen tek mbrojtja e biodiversitetit

22 Maj 2026 | 21:21

Në ditën ndërkombëtare për mbrojtjen e diversitetit, drejtoresha e projektit të Bashkimit Europian “EU4green GEN” Mirjam Neziri së bashku me drejtuesen ekzekutive të Data Centrum Dr. Sonila Çelën kanë ndarë për Euronews Albania detaje nga kjo iniciativë e Bashkimit Europian që synon të kthejë vëmendjen e njerëzve sidomos të gjeneratës së re drejt natyrës, mbrojtjes së saj si dhe të përafrojë vendin tonë me standardet e BE-së

Drejtuesja ekzekutive e Data Centrum Dr. Sonila Çela tha se studimi ka përfshirë 1 mijë persona të pyetur ballë për ballë të shpërndara në 12 qarqe. Ky është i pari studim,  baza ku nisin të gjitha strategjitë që lidhen me mjedisin

Në studim ndotja e ujit është perceptuar si një nga çështjet më serioze

Drejtoresha e projektit të Bashkimit Europian “EU4green GEN” Mirjam Neziri, tha se  qasja ndaj të rinjve është e rëndësishme ndaj I ftoi ata të bëhen pjesë e një konkursi që do të zhvillohet në disa qytetet  të vendit

Studimi I kryer nga  Data Centrum sjell një pasqyrë të plotë përkthyer në shifra në lidhje me ndarjen e mbetjeve por edhe me perceptimin e shqiptarëve për sa i përket çështjeve të biodiversitetit

Projekti i Bashkimit Europian “EU4green GEN” vjen si një mbështetje e rëndësishme sidomos në këtë periudhë, ku Shqipëria po mbyll të gjitha grupkapitujt për anëtarësimin e saj në familjen europiane. Një ndër grupkapitujt kryesorë mbetet pa diskutim mjedisi, mbrojtja e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”

Një punonjës i Policisë së Dibrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale pas largimit...
20:49 | 10/07/2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të premte në ditën e saj të 41-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:45, ata...
19:48 | 10/07/2026

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026