Projekti për Portin e Durrësit, Spahiu: Qeveritë e mëparshme nuk gjetën investitorë
Deputetja e PS Klodiana Spahiu është shprehur se projekti i Portit të Durrësit do të jetë një zgjidhje për t’i dhënë fund ndotjes që i është bërë qytetit nga porti aktual.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, Spahiu theksoi se dhe qeveritë e mëparshme kanë kërkuar investitorë për të bërë një projekt në Portin e Durrësit por nuk ia kanë dalur.
Më tej ajo tha se projekti është një përfitim shumë i madh për vendin.
“E kemi menduar se ndotja që i sjellë qytetit vendosja e një porti në nivelin që është aktualisht duhej menduar një zgjidhje. Është menduar prej shumë kohësh se çfarë mund të bëhet për të ia pakësuar ndotjen këtij qyteti të shkaktuar pa dyshim nga porti tregtar që është aktualisht aty.
Ne patëm fatin e madh që të ofrohet një investitor për të realizuar këtë projekt. Qeveritë e mëparshme kanë kërkuar investitorë për një projekt ndoshta më modest se sa projekti që po bëhet sot. Ky projekt është menduar që në 2020. Është një përfitim shumë i madh. Për t’u arritur kjo marrëveshje është insistuar shumë që të arrihet.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Adrtiatik Lapaj: Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar, ndaj besojnë te ndërkombëtarët
- “Me stërgjyshin tim”, si u kritikua aktorja që postoi foto me statujën e Skëndërbeut
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh