Projekti për Portin e ri të Durrësit, Selenica: Fat i jashtëzakonshëm për Shqipërinë

26 Nëntor 2022 | 21:46

Drejtues i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Geri Selenica e konsideron një fat të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, projektin për Portin e ri të Durrësit.

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Selenica u shpreh se Mohamed Alabbar, kreu i kompanisë “Eagle Hills” që do të kryejë investimin, do të sjellë në Durrës, vizionin që ka pasur për Dubain.

“Ne merremi me studimet stategjike. Kemi bërë studime shumë serioze. Zhvillimet bregdetare janë potenciali më i madh i ekonomisë shqiptarë, ato mund të gjenerojnë rreth 100 miliardë euro në vit. Për Shqipërinë është një fat i jashtëzakonshëm. Dubai është një nga vendet që më ka çuditur që kur kam shkuar para 20 vitesh.

Personi që e ka bërë këtë, është zoti Alabbar që ka pasur vizionin. Ky është një koncept qyteti modern, që vetëm Singapori e ka. Të njëtin koncept, ai do ta sjellë në Durrës”, theksoi ai.

Pas një seance maratonë që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 76 pro dhe 35 kundër, projektligjin për Portin e Durrësit, duke i hapur kështu rrugë transformimit të saj në një qendër urbane me port jahtesh.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026