Prokuroria e Kosovës kërkon paraburgim për analistin e dyshuar për spiunazh
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë të urdhërojë mbajtjen e Fatmir Shehollit në paraburgim, ndërsa autoritetet po kryejnë hetime ndaj tij nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në spiunazh kundër shtetit.
Sheholli u arrestua të enjten në rrethin e Prishtinës pas hetimeve disamujore kundër tij.
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha të enjten, pas arrestimit, se Sheholli ka pasur “hapësira të pakufizuara” në mediat e Kosovës, dhe se ai ka “bashkëpunuar me aktorë që çdo ditë punojnë e veprojnë për të minuar Republikën tonë dhe progresin e saj”.
Prokuroria deri tani nuk ka dhënë hollësi për atë se për kë dyshohet të ketë spiunuar Sheholli, por Sveçla la të kuptohej se ai mund të ketë spiunuar për Serbinë.
“Mbesim të përkushtuar të mbrojmë vendin tonë nga të gjitha qarqet që nuk hezitojnë ta rrezikojnë atë për çfarëdo përfitimi të tyre. Koha e spiunëve të Serbisë në Kosovë ka përfunduar. Kushdo që punon për Serbinë e kundër Kosovës do të ndiqet pa kompromis e pandalshëm”, shkroi Sveçla në Facebook.
Policia e Kosovës kreu bastisje në vendbanimin e të dyshuarit të enjten.
Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.
Në qershor, gjykata në Prishtinë e dënoi Aleksandar Vllaçiçin me pesë vjet burgim, pasi ai u deklarua fajtor për akuzat se ishte përfshirë në spiunazh si anëtar i Agjencisë serbe të Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA).
Dy të dyshuar të tjerë, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, po gjykohen për spiunazh për Serbinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Ata janë deklaruar të pafajshëm për akuzat se kishin dhënë informacione tek BIA serbe për disa institucione të sigurisë në Kosovë, për UÇK-në dhe masakrën e Reçakut.
LEXONI GJITHASHTU:
3 vite pa kryeprokuror, Kosova zgjedh kreun e organit të akuzës
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën
Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali