Prokuroria e Posaçme i komunikon një akuzë të re Ajola Xoxës
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
E shoqëruar nga avokati i saj, Dritan Jahja, Xoxa iu dha hetuesve shpjegime të mëtejshme në lidhje me hetimet që po zhvillohen ndaj saj. Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se ndaj saj është regjistruar një akuzë e re për “fshehje të ardhurash”.
Ndaj Xoxës janë duke u zhvilluar hetime gjithashtu për mosdeklarim të pasurisë, pastrim parash dhe korrupsion. SPAK nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar mbi zhvillimet e fundit në këtë çështje.
Çfarë kanë zbuluar hetimet sipas SPAK?
Sipas SPAK hetimet kanë zbuluar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime të arsyeshme për një skemë të organizuar korrupsioni. Sipas akuzës, fonde publike që janë shpërndarë nga Bashkia e Tiranës, kanë kaluar tek bashkëshortja e Veliajt dhe rrethi i saj familjar përmes OJF-ve dhe shoqërive të kontrolluara nga ajo.
Hetimi zbuloi gjithashtu një sasi parash prej 95,350 euro dhe 14,900 USD të fshehura në një kasafortë të një shoqërie të administruar nga Ajola Xoxa.
Kjo ka çuar në caktimin e masave të sigurimit pasuror, duke përfshirë sekuestrimin e një vile dhe disa llogarive bankare në emër të kompanive të Ajola Xoxës, që përmbajnë më shumë se 869,000 euro.
Përveç këtyre, është konkluduar se personat e përfshirë në këtë çështje, përfshirë edhe biznesmenët e përmendur, kanë dhënë përfitime të parregullta ndaj kryetarit të bashkisë dhe bashkëshortes së tij, duke përfituar fonde publike dhe leje ndërtimi në këmbim të shërbimeve të dyshimta dhe transaksioneve të fshehura.
LEXONI GJITHASHTU:
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve