Prokuroria Speciale në Kosovë ngre aktakuzë kundër një shqiptari për krime lufte
Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur të mërkurën aktakuzë kundër të pandehurit M.I, i nacionalitetit shqiptar, nën dyshimet se ka kryer veprën penale, “krim i luftës kundër popullatës civile” në bashkëpunim me pjesëtarë të forcave policore serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Prokuroria, i pandehuri është thënë se ka kryer veprën për të cilën ngarkohet – përfshirë vrasje, dhunime, arrestime e keqtrajtime të popullsisë shqiptare – në periudhën 1998-1999 në fshatin Osek Hylë të Komunës së Gjakovës.
Gjykimi është propozuar të mbahet në mungesë, meqë i pandehuri gjendet në arrati.
Gjykimi në mungesë, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.
Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiçin, për akuzën krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera nga janari deri në maj të vitit 1999 në territorin e komunës së Shtimes, përkatësisht në fshatrat Reçak, Malopolc dhe Petrovë.
Ky është vendimi i parë për krime lufte i marrë në mungesë, bazuar në Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale të vitit 2022.
LEXONI GJITHASHTU:
Serbët e arrestuar gjatë Vidovdanit dalin sot para gjykatës në Prishtinë për masat e sigurisë
Kosova në qendër të protestës antiqeveritare në Kralevë të Serbisë
Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë
- 15:13 Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje
- 14:49 Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
- 14:40 Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës
- 14:26 Të shtëna me armë në veri të Gjermanisë, vriten pesë persona! Arrestohet autori i dyshuar
- 14:17 Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori
- 14:09 Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë një memorandum mbi bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik